








Qendra për Raste Gjyqësore Strategjikeështë një platformë që synon të forcojë sundimin e ligjit në Kosovë nëpërmjet Procesit Gjyqësor Strategjik. Qendra identifikon rastet strategjike nëpërmjet hulumtimit të brendshëm apo nëpërmjet pranimit të aplikacioneve nga personat e interesuar për të dërguar rastin e tyre në gjykatë nëpërmjet Qendrës. Pas identifikimit të këtyre rasteve strategjike, Qendra i fton personat që të dërgojnë rastin e tyre në gjykatë nëpërmejt Qendrës, ose në rast të pranimit të aplikacioneve, ne i vlerësojmë aplikacionet dhe zgjedhim t’i dërgojmë në gjykatë rastet të cilat konsiderohen si strategjike. Pasi të nënshkruhet dokumentacioni i nevojshëm, Qendra dizajnon, zhvillon dhe sjell këto raste para gjykatave dhe administratës publike ku është e përshtatshme. Qendra gjithashtu përdor instrumente të tjera si mediat, avokimin, trajnimet dhe shprëndarjen e analizave në mënyrë që të rritet vetëdija e publikut për probleme të caktuara të rasteve. Nëpërmejt kësaj Qendra synontë arrijë një rezultat pozitiv për paditësin individual të rastit si dhe për të gjithë njerëzit tjerë që gjenden në rrethana të njëjta.
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ështënjë organizatë e pavarur, jopartiake dhe jo-fitimprurëse e politikave, me qendër në Prishtinë, Kosovë. Misioni i GLPS është që të zhvillojë hulumtime të besueshme në fushën e politikës, ligjit dhe ekonomisë dhe të shtyejë përpara zgjidhjet e politikave që adresojnë dështimet dhe/ose trajtojnë problemet në fushat e lartëpërmendura. GLPS ka krijuar Qendrën për Raste Gjyqësore Strategjike në kuadër të projektit “Human Rightivisim” të mbështetur nga Agjencia Suedeze e Bashkëpunimit për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA) dhe implementuar nga Fondi i Zhvillimit të Komunitetit (CDF). Për më shumë informata për GLPS kliko Këtu.
Procesi gjyqësor strategjik është dërgimi në gjykatë i rasteve nga të cilat mund të përfitojnë shumë qytetarë; raste të cilat mund t’i shërbejnë interesit të publikut si shtesë e shërbimit të interesit të personit individual. Procesi gjyqësor strategjik njihet si një mjet i fuqishëm për reforma sociale, politike dhe ligjore, sepse qëllimi i tij është që të arrihet ndryshim i gjerë dhe afatgjatë, e jo vetëm që të fitohet rasti në fjalë. Ky proces po ashtu përfshin përdorimin e mediave, avokimit, trajnimeve dhe instrumenteve të tjera, në mënyrë që të rritet vetëdija e publikut për probleme të caktuara që duhet të rregullohen, si dhe të vihet presion në autoritetet përgjegjëse që të marrin vendime të duhura dhe në kohë.
Për të aplikuar ju duhet të shkarkoni dhe të plotësoni këtë Formë të Aplikacionit sipas udhëzimeve të vendosura aty dhe ta dërgoni atë nëpërmjet emailit në . Gjithashtu, brenda 3 ditëve nga dërgimi i emailit, ju duhet të dërgoni Formën fizike të Aplikacionit në një zarf të mbyllur nëpërmjet postës së regjistruar në adresën: Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Rruga Rexhep Luci Nr. 16/1, 10000 Prishtinë, Kosovë.
Nëse besoni se të drejtat e juaja janë shkelur nga autoritetet publike në Kosovë, nëpërmejt veprimit apo mos-veprimit, ju mund të aplikoni që rasti juaj të dërgohet në gjykatë nëpërmjet Qendrës.Qendra synon të mbështesë ata të cilët janë dëmtuar nga veprimet apo mos-veprimet e administratës publike dhe gjykatave.
Nëse ju duhen më shumë informacione se si ta plotësoni Aplikacionin, shikojeni këtë Video.
E hënë – E premte 09:00-17:00
Rruga Rexhep Luci 16/1
Prishtinë 10000 Kosovë