GLPS dhe dy qytetare të Republikës së Kosovës, viktima të sulmit nga qentë endacakë kanë paraqitur padi për mosveprim të organeve shtetërore

Organizata paditëse GLPS dhe dy qytetare të Republikës së Kosovës, të cilat kanë pësuar sulm nga qentë endacakë kanë paraqitur padi për mosveprim të organeve shtetërore, shkelje të të drejtave të njeriut dhe për kompensim të dëmit. Kjo padi është paraqitur kundër Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe
Zhvillimit Rural, Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, si dhe Komunës së Prishtinës.

Në vitet e fundit në Kosovë, qentë endacakë paraqesin rrezik të madh për jetën dhe sigurinë e qytetarëve të Kosovës duke qenë se shpesh ndodh që qentë endacakë t’i sulmojnë qytetarët. Në rastin tonë, paditëseve, Kosovares dhe Afërditës, nga sulmi që kanë pësuar nga qentë endacak ju është rrezikuar jeta,
shëndeti dhe ato kanë pësuar frikë të intensitetit të lartë që ka ndikuar në jetën e tyre të përditshme, për arsye se ato nuk ndihen të sigurta të ecin nëpër rrugët e Prishtinës. Andaj, konsiderojmë se bashkëpaditëseve ju është shkaktuar dëm afatgjatë dhe për këtë kërkojnë përgjegjësi nga institucionet publike dhe kompensim të dëmit. Nga mosveprimi i intitucioneve publike të paditura, paditësve dhe shumë qytetarëve ju shkelen të drejtat dhe liritë themelore të mbrojtura me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si e drejta në jetë, integritet trupor, shëndet, si dhe në liri lëvizjes.

Me rastin e sulmit nga qentë endacakë ndaj paditëseve, kemi gjetur disa shkelje ligjore nga ana e institucioneve, si: (i) Mos nxjerrja e aktit nënligjor nga ana e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, me të cilën do të përcaktohej mënyra e licencimit dhe e rregullimit të rezervateve dhe vendstrehimeve të kafshëve me dhe pa pronarë në pajtim me Ligjin për përkujdesjen e kafshëve; (ii) mos zbatimi i Udhëzimit Administrativ për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve shoqëruese nga ana e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, me të cilën do të nxitej pronësi e përgjegjshme e qenve; (iii) mos zbatimi i Ligjit për Veterinarinë, i cili përcakton përgjegjësi specifike për komunat; (iv) mos zbatimi i Udhëzimit Administrativ për kushtet teknike, të cilat duhet plotësuar qendrat e trajtimit të përkohshëm të kafshëve endacake; (v) shkelja e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut nga ana e organeve të përmendura, si e drejta për jetë, në siguri dhe shëndet, liri të lëvizjes; (vi) dështimi i mbrojtjes së integritetit fizik dhe psiqik të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Intitucionet e Republikës së Kosovës bartin përgjegjësi pozitive për të zbatuar ligjin në tërësi, përfshirë miratimin e akteve nënligjore. Këto institucione kanë dështuar të mbrojnë të drejtat dhe liritë themelore të Kosovares dhe Afërditës, të cilave ju është shkaktuar dëm fizik dhe psikik nga sulmi i qenve endacakë.
GLPS dhe qytetaret paditëse synojnë që, përveç kompensimit të dëmit material dhe jomaterial, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Komuna e Prishtinës ta zbatojnë legjislacionin në fuqi dhe t’i ndërmarrin masat e duhura për mbrojtjen e jetës së qytetarëve nga
qentë endacakë.

Prishtina Insight: Supreme Court Upholds Suspension of ‘Adventure Park’ Project

Acting on NGOs’ requests, the Supreme Court on May 4 enforced the Court of Appeal’s suspension of the ‘Adventure Park’ project in the protected area of Gërmia Park.

The Group for Legal and Political Studies, GLPS, and Active Citizens NGOs have welcomed the decision of the Supreme Court to reject the appeal of the Municipality of Prishtina to the Court of Appeal for an extraordinary review of the suspension of the Adventure Park project in Prishtina.

The ruling leaves the earlier decision of the Court of Appeal in force.

The non-governmental organizations had opposed the Municipality of Prishtina’s issue of a permit to construct a park in an area home to some of the oldest trees in Kosovo.

The organizations said the municipality had wrongly issued the permit for construction in a protected area, voicing suspicions that legal procedures had been breached.

“The Supreme Court rejected the request of the Municipality of Prishtina for an extraordinary review of the court decision, leaving in force the Decision of the Court of Appeal, which also rejected as unfounded the appeal of the Municipality of Prishtina against the Decision of the Basic Court, by which the execution of the Decision of the Municipality of Prishtina, specifically the municipal environmental permit, was postponed,” the GLPS notification said.

According to the notification, the Supreme Court found that the courts of lower instances acted correctly when deciding to approve their request and that of Active Citizens, to delay execution of the project until a final decision is made in the case.

Flutra Zymi, from Active Citizens, and Valbona Mustafa, an environmental activist, hailed the ruling as a victory for all citizens. According to them,  this means that the project will not be able to be developed and Germia Park will not be endangered until a final decision is made by the court.

At the end of 2020, the Municipality of Prishtina signed a contract with the Swiss Development Agency for the “Adventure Park” project, which was expected to include about 70 acres with some improvisations and a hiking trail.

The project was to extend from the village of Butovc towards Gërmia Park.

Representatives from the Swiss Development Agency in 2021 stated

that installations on the trees would be done according to European standards, without drilling into them.

It also declared that no vegetation or the biodiversity of the park would be violated or destroyed.

In March 2021, the Basic Court in Prishtina approved the request of GLPS and Active Citizens to postpone the execution of the “Adventure Park” project within the area of protected landscape.

SOURCE: https://prishtinainsight.com/supreme-court-upholds-suspension-of-adventure-park-project/

CSL: Gjykata Supreme konfirmon pezullimin e “Parkut të Aventurave” në Gërmi

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL), platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ju njofton se: Gjykata Supreme ka konfirmuar pezullimin e “Parkut të Aventurave” në Gërmi!

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur përfundimisht që të mbetet në fuqi pezullimi i projektit “Parku i Aventurave” në Gërmi deri në vendosjen përfundimtare të rastit sipas padisë.

Gjykata Supreme ka refuzuar kërkesën e të paditurës Komuna e Prishtinës për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor, duke lënë në fuqi Aktvendimin e Gjykatës së Apelit, me të cilin gjithashtu ishte refuzuar si e pabazuar ankesa e Komunës së Prishtinës kundër Aktvendimit të Gjykatës Themelore me të cilin ishte shtyrë ekzekutimi i Vendimit të Komunës së Prishtinës, konkretisht lejes mjedisore komunale.Gjykata Supreme ka konstatuar se gjykatat instancave më të ulëta kanë vepruar drejtë kur kanë vendosur që të aprovojnë kërkesën tonë dhe të Qytetarëve Aktivë për shtyrje të ekzekutimit të vendimit të organit administrativ deri në vendosjen përfundimtare të rastit. Gjykata e shkallës më të lartë konfirmoi se, vendimet e gjykatave kanë dalë nga provat që vërtetojnë se ekzekutimi i vendimit të kontestuar paraqet rrezik për shkaktim të dëmit paditësve, i cili vështirë do të riparohej, duke marrë parasysh dëmin që mund t’i shkaktohet një parku të mbrojtur mjedisor dhe degradimit të natyrës. Po ashtu, është vërtetuar se kompanisë nuk do t’i shkaktohej ndonjë humbje e madhe, gjë që do të thotë se janë plotësuar kushtet ligjore për aprovimin e kërkesës për shtyrje të ekzekutimit të vendimit.

Flutra Zymi nga OJQ ‘Qytetarët Aktivë’ dhe dhe Valbonë Mustafa eksperte mjedisore, e konsideruan këtë vendim një fitore shumë e madhe për të gjithë qytetarët! Sepse do të thotë që projekti nuk do të mund të zhvillohet dhe se Parku i Gërmisë nuk do të rrezikohet deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga ana e gjykatës. Ato bënë thirrje që ambienti të mbrohet dhe që aktivizmi qytetar të mos ndalet kur shkelje të tilla janë evidente.

Gjykata Themelore në Prishtinë përsëri ka aprovuar propozimin e GLPS dhe OJQ ‘Gjethi’ për shtyrjen e ekzekutimit të Vendimeve për Leje Ujore dhe Mjedisore për Hidrocentralin Lepenci 3

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL) njofton se Gjykata Themelore në Prishtinë përsëri ka aprovuar propozimin e GLPS dhe OJQ ‘Gjethi’ për shtyrjen e ekzekutimit të Vendimeve për Leje Ujore dhe Mjedisore për Hidrocentralin Lepenci 3

Oganizatat GLPS dhe Gjethi, në fund të vitit 2021, kanë paraqitur nëpërmjet Qendrës për Raste Gjyqësore Strategjike padi me kërkesë për shtyrje të ekzekutimit të Vendimit për Lejen Ujore dhe të Vendimit për lëshimin e Lejes Mjedisore të lëshuara nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për Hidrocentralin Lepenci 3 në Kaçanik.

Lidhur me kërkesën e palës paditëse për shtyrje të ekzekutimit të vendimeve të kontestuara, Gjykata Themelore, Departamenti për Çështje Administrative përsëri ka vërtetuar se paditëset kanë ofruar prova të besueshme, të cilat vërtetojnë faktin se ekzekutimi i vendimeve do t’i sillte dëm paditësve, i cili dëm vështirë do të riparohej dhe se shtyrja e ekzekutimit të vendimeve të kontestuara nuk është në kundërshtim me interesat e publikut. Andaj, Gjykata ka vendosur që të aprovojë shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve të kontestuara deri në vendosjen përfundimtare të çështjes.

Gjykata e Apelit kishte prishur Aktvendimin e parë të Gjykatës Themelore për këtë çështje, pas ankesave të parashtruara nga e paditura dhe pala e interesuar duke e kthyer lëndën në gjykatën e shkallës së parë për rivendosje, me qëllim të eleminimit të dilemave e afatshmërisë së padisë. Në këtë drejtim Gjykata Themelore kishte kërkuar nga paditëset të paraqesin prova për të vërtetuar afatshmërinë e padisë dhe pas paraqitjes së provave Gjykata Themelore konstatoi se padia është paraqitur brenda afatit ligjor.

GLPS dhe Gjethi mirëpresin vendimin e gjykatës dhe mbesin të përkushtuar në mbrojtjen e të drejtës së qytetarëve në pjesëmarrje në vendimmarrje, mbrojtjen e natyrës dhe luftimin e shmangies së kërkesave ligjore nga institucionet publike.

GLPS dhe Gjethi për shtyrjen e ekzekutimit të Vendimit për Leje Ujore dhe të Vendimit për Leje Mjedisore për Hidrocentralin Lepenci 3

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL), platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ju njofton se:

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative, ka aprovuar propozimin e GLPS dhe Gjethi për shtyrjen e ekzekutimit të Vendimit për Leje Ujore dhe të Vendimit për Leje Mjedisore për Hidrocentralin Lepenci 3 – Kaçanik, të lëshuara nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës deri në vendosjen meritore të çështjes

Më 30 dhjetor 2021, organizatat GLPS dhe Gjethi kanë paraqitur nëpërmjet Qendrës për Raste Gjyqësore Strategjike padi me kërkesë për shtyrje të ekzekutimit të Vendimit për Lejen Ujore me Nr. Prot. 6724-2/19 dhe të Vendimit për lëshimin e Lejes Mjedisore me nr. Prot 1948-4/19 të lëshuara nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për Hidrocentralin Lepenci 3 në Kaçanik.

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative ka aprovuar si të bazuar propozimin e GLPS dhe Gjethi për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve të cekura deri në vendosjen meritore të çështjes. Gjykata ka vlerësuar se ekzekutimi i këtyre vendimeve do t’i sillte dëm natyrës, i cili vështirë do të riparohej dhe se shtyrja e tillë nuk është në kudërshtim me interesin publik e as nuk do t‘i sillte dëm të madh palës kundërshtare. GLPS dhe Gjethi mirëpresin vendimin e gjykatës dhe mbesin të përkushtuar në mbrojtjen e të drejtës së qytetarëve në pjesëmarrje në vendimmarrje, mbrojtjen e natyrës dhe luftimin e shmangies së kërkesave ligjore nga institucionet publike.

Siç kanë theksuar organizatat paditëse në padi, procesi që i ka paraprirë lëshimit të Lejes Ujore dhe Lejes Mjedisore për Hidrocentralin Lepenci 3 në Kaçanik, ka pasur shkelje ligjore si:

(i) mos-zbatimi i procedurës së koncesionit

(ii) mungesa e debatit publik apo mungesa e njoftimit adekuat të publikut për të,

(iii) degradimi i natyrës e cila rrethon lumenjtë dhe përtej saj,  si dhe

(iv) mohimi i të drejtës së banorëve të Kaçanikut për ujë të pijshëm dhe të ujitjes,

Qendra dorëzon padi kundër Lejes Ujore dhe Lejes Mjedisore për Hidrocentralin Lepenci 3

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL), platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka dorëzuar: “Padinë për Konflikt Administrativ kundër Lejes Ujore dhe Lejes Mjedisore për Hidrocentralin Lepenci 3 në Kaçanik të lëshuara nga Ministria Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”

Organizatat paditëse GLPS dhe OJQ Gjethi kanë paraqitur Padi për Konflikt Administrativ për të kontestuar Lejen Ujore dhe Lejen Mjedisore për Hidrocentralin Lepenci 3 në Kaçanik të lëshuara nga Ministria Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Ky rast është vazhdimësi e rasteve strategjike të cilat Qendra i dërgon në Gjykatë, e që kanë të bëjnë me cenimin e të drejtës së qytetarëve për ambient të pastër dhe të shëndetshëm. Qendra i ngrit në gjykatë rastet e shkeljeve të institucioneve publike, të cilat dëmtojnë shumë qytetarë dhe nëpërmjet padive dhe mjeteve tjera juridike synon t’i rregullojë këto shkelje, si dhe në të njëjtën kohë, synon të ngrisë vetëdijen qytetare për probleme të caktuara në sistemin tonë. I tillë është edhe rasti i ndërtimit të Hidrocentralit Lepenci 3 në Kaçanik.

GLPS dhe Gjethi konsiderojnë se procesi që i ka paraprirë lëshimit të Lejes Ujore dhe Lejes Mjedisore për HC Lepenci 3, ka pasur shkelje ligjore si në vijim: (i) mos-zbatimi i Procedurës së Koncesionit (ii) mungesa e debatit publik apo mungesës së njoftimit adekuat të publikut për të, (iii) degradimi i natyrës e cila rrethon lumenjtë dhe përtej saj, si dhe (iv) mohimi i të drejtës së banorëve të Kaçanikut për ujë të pijshëm dhe të ujitjes, (iii).Organizatat paditëse synojnë të anulojnë të gjitha lejet ujore/mjedisore dhe vendimet tjera të lëshuara në këtë proces si dhe të shtyjnë ekzekutimin e të gjitha këtyre derisa gjykata të marrë një vendim përfundimtar për ligjshmërinë e tërë procesit

Punëtoria: Efikasiteti në mbrojtjen e ambientit përmes rasteve strategjike, inspektimeve, ndjekjes penale dhe gjykimit të këtyre rasteve

Qendra për Raste Gjygësore Strategjike (CSL) organizon punëtorinë me temën: “Efikasiteti në mbrojtjen e ambientit përmes rasteve strategjike, inspektimeve, ndjekjes penale dhe giykimit të këtyre rasteve”

Kjo punëtori synon të hapë një diskutim rreth efikasitetit dhe mbrojtjes së mjedisit nga disa perspektiva dhe hallka të sistemit ekzistues. Më konkretisht do të shërbejë si forum për diskutimin e ideve, përvojave dhe rekomandimeve mbi temën nga perspektiva disa akterëve duke filluar nga Gjyqësori, Prokuroria, Institucioni i Avokatit të Popullit, Inspektorati i Mjedisit, Inspektorati i Punës dhe përfaqësuesve të Qendrës për Raste Gjyqësore Strategjike.

Kjo ngjarje organizohet në kuadër të projektit: HumanRightivism ‘financuar nga Agjencia Suedeze për International Development (SIDA) përmes Ambasadës Suedeze në Kosovë, dhe zbatohet nga Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF).

Rikthehet masa pezulluese mbi punën e Hidrocentralin Brezovica – HC Brezovica në Shtërpcë

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës dhe përfaqësues te mediave,

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se Gjykata Supreme e Kosovës ka rikthyer masën pezulluese mbi punën e Hidrocentralit në Brezovicë.

Gjykata Supreme ka prishur Aktvendimin e Gjykatës së Apelit ku thuhej pa asnjë bazë, ndër të tjera, që ndalja e punës së hidrocentralit ishte kundër interesit publik!

Gjykata Supreme ka konstatuar se nuk mund të aprovohet si i drejtë dhe ligjor qëndrimi juridik i gjykatës së Apelit, pasi që nuk ka arritur t’i vlerësojë dhe peshojë të gjitha rrethanat që parashihen në nenin 22 të Ligjit për Konfliktet Administrative në mënyrë kumulative, si dhe ka konstatuar se arsyetimi i aktvendimit të Gjykatës së Apelit është i mangët dhe jo bindës mbi faktet vendimtare.

Sipas Gjykatës Supreme, paditësit kanë paraqitur prova bindëse se atyre do t’u shkaktohej dëm, se shtyrja e ekzekutimit të lejeve për Hidrocentralin në Brezovicë nuk ishte kundër interesit publik, dhe se kompanisë ndërtuese nuk do t’i shkaktohej ndonjë humbje të madhe. Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Ojq ‘GAIA’ kanë dërguar padi në këtë rast përmes Qendrës për Raste Gjyqësore Strategjike. Ky Aktgjykim i Gjykatës Supreme është një fitore shumë e madhe për qytetarët e Shtërpcës! Sepse do të thotë që me pezullimin e lejes ujore për HC Brezovica, kompania ndërtuese nuk mund të aplikojë për leje mjedisore, lëshimi i të cilës është parakusht për të operuar hidrocentrali. GLPS dhe GAIA kanë dërguar padi vetëm kundër lejes ujore për Hidrocentralin Brezovica, sepse është e vetmja që kanë pranuar deri më tani nga Ministria e Mjedisit, edhe pse që gati një vit kërkojnë lejet ujore për hidrocentralet tjera në Shtërpcë, pra hidrocentralet Sharri, Shtërpca dhe Viça.

Shkeljet ligjore në këtë rast kanë qenë të mëdha dhe të shumta! E të cilat në gusht të këtij viti janë konfirmuar edhe nga publikimi i Raportit të Grupit Punues për Hidrocentrale – i përbërë kryesisht nga zyrtarë të Ministrisë – e i cili ka dëshmuar që të gjitha lejet e lëshuara për hidrocentrale në Kosovë në dekadën e fundit janë të kundërligjshme!

Diskriminimi ndaj anëtarëve të komuniteteve në kundërshtim me standardet kushtetuese dhe dinjitetin e njeriut!

REAGIM PUBLIK!

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL) platformë e GLPS-së, shpreh keqardhje të thellë dhe e dënon aktin e djeshëm të diskriminimit në baza racore kundër pjesëtarëve të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian të raportuar që ka ndodhur në qytetin e Gjakovës, në një lokal të gastronomisë. Akte të tilla të shëmtuara do të duhej të dënoheshin nga të gjithë akterët e shoqërisë si dhe nga të gjitha institucionet relevante. Mosveprimi i autoritetit publik në mosndëshkimin e sjelljeve të tilla përbëjnë shkelje të së drejtës për barazi para ligjit dhe mosdiskriminim. Këto të drejta janë të garantuara me Kushtetutën e Kosovës, dhe me Deklaratën Universale të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe Konventën Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare.

Nuk janë të rralla rastet e diskriminimit racor ndaj komuniteteve në fjalë në nivele të ndryshme qoftë instutcionale apo edhe jashtë tyre. Diskriminimi racor si veprim dhe si normë është kundër karakterit multietnik të Republikës së Kosovës, dhe në këtë drejtim ky karakter i funksionimit të Republikës duhet të garantohet nga institucionet e saj.

Andaj, ne si Qendër për Raste Gjyqësore Strategjike(CSL) kërkojmë reagim të menjëhershëm nga Institucioni i Avokatit të Popullit i cili ka për detyrë të mbrojë, mbikëqyrë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Po ashtu, Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës duhet që patjetër të reagojnë konform kompetencave dhe misionit që ata bartin, në mënyrë që akte të tilla të mos përsëriten dhe të sigurojnë që të drejtat e njeritut të respektohen në plotni. Qytetarët e Republikës së Kosovës meritojnë institucione të cilat janë në krye të detyrës dhe të cilat mbrojnë të drejtat e tyre kur ato shkelen.

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL) platformë e GLPS-së, i fton të gjithë qytetarët e Kosovës dhe në veçanti pjesëtarët e komuniteteve të ndryshme në Kosovë që konsiderojnë që rastet në lidhje me shkeljen e të drejtave të tyre përbëjnë raste strategjike, dhe për të cilat institucionet shtetërore kanë dështuar t’i adresojnë, t’i paraqesin rastet e tyre në: APLIKO ose t’i dërgojnë rastet e tyre me email tek: [email protected]

Sinqerisht,

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL)

Aktgjykimi i Gjykatës Supreme në Rastin e Hidrocentraleve në Deçan

KOMUNIKATË PËR MEDIA:

“Aktgjykimi i Gjykatës Supreme në Rastin e Hidrocentraleve në Deçan”

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës dhe përfaqësues te mediave,

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se Gjykata Supreme e Kosovës ka rikthyer masën pezulluese mbi punën e Hidrocentraleve në Deçan.

Gjykata Supreme ka prishur Aktvendimin e Gjykatës së Apelit ku thuhej pa asnjë bazë, ndër të tjera, që ndalja e punës së hidrocentraleve ishte kundër interesit publik! Gjykata Supreme ka konstatuar se paditësit, zt. Selmanaj dhe banorët tjerë të Deçanit, kanë paraqitur prova bindëse se atyre do t’u shkaktohej dëm, se shtyrja e ekzekutimit të lejeve për Hidrocentralet në Deçan nuk ishte kundër interesit publik, dhe se kompanisë ndërtuese nuk do t’i shkaktohej ndonjë humbje të madhe. Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Ojq ‘Pishtarët’ janë palë të interesuara në proces, dhe për të njëjtën çështje kanë dërguar gjithashtu padi përmes Qendrës për Raste Gjyqësore Strategjike.

Ky Aktgjykim i Gjykatës Supreme është një fitore shumë e madhe për qytetarët e Deçanit! Sepse do të thotë që hidrocentralet në Deçan nuk do të mund të operojnë më ligjshëm derisa gjykata të nxjerr një vendim përfundimtar për ligjshmërinë e lejeve.

Shkeljet ligjore në këtë rast kanë qenë të mëdha dhe të shumta! E të cilat në gusht të këtij viti janë konfirmuar edhe nga publikimi i Raportit të Grupit Punues për Hidrocentrale – i përbërë kryesisht nga zyrtarë të Ministrisë – e i cili ka dëshmuar që të gjitha lejet e lëshuara për hidrocentrale në Kosovë në dekadën e fundit janë të kundërligjshme!