Trajtimi i Rasteve të Lirimit me Kusht nga Gjykata Supreme e Kosovës: një analizë për vitin 2024

Instituti juridik i lirimit me kusht është një procedurë ligjore që mundëson që të dënuarit të lirohen nga vuajtja e tërësishme e dënimit me burgim, duke ju kthyer jetës normale, familjes e shoqërisë. Qëllimi i aplikimit të lirimit me kusht ka të bëj me zvogëlimin e efekteve negative të burgosjes, rehabilitimin dhe riintegrimin e të dënuarit në shoqëri, përgatitja e tij për jetë të përgjegjshme dhe mbrojtjen e shoqërisë përmes parandalimit të kryerjes së veprave penale.


Ndër arsyet kryesore për hartimin e një analize të tillë është fakti se në vitin 2023, më shumë se gjysma e kërkesave të të dënuarve u refuzuan nga Paneli e po ashtu shumica e ankesave ndaj vendimeve të Panelit nuk u aprovuan nga Gjykata Supreme. Kjo u bë shkak që të dënuarit t’i drejtohen edhe Institucionit të Avokatit të Popullit me pretendimet që kërkesat e tyre nuk janë shqyrtuar me kohë; nuk janë pajtuar me arsyet e refuzimit të kërkesave; vendimi ka përmbajtur fakte të cilat nuk i kanë konsideruar se bëhet fjalë për vet personin; vendimet kanë qenë shabllone, tek të cilat janë ndërruar vetëm te dhënat personale, etj.


Prandaj, në këtë analizë përveç sqarimit të rëndësisë së institutit për lirim me kusht e bazës ligjore, do të prezantohet mënyra se si janë trajtuar rastet e lirimit me kusht gjatë periudhës 1 janar – 31 tetor 2024 nga ana e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, vendimet e së cilës janë përfundimtare sa i përket kësaj procedure.

Versioni i plotë në gjuhën shqipe, ju lutem kliko këtu

Versioni i plotë në gjuhën angleze, ju lutem kliko këtu