A ju janë shkelur të drejtat tuaja nga ndonjë institucion\autoritet publik?
Nëse po, ju lutem raporto duke klikuar në këtë link:
LAJMET
PYTJE TË SHPESHTA?
Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike është një platformë që synon të forcojë sundimin e ligjit në Kosovë përmes procesit gjyqësor strategjik. Qendra identifikon rastet strategjike, apo rastet nga të cilat mund të përfitojnë shumë qytetarë, dhe pastaj i përgatit dhe i dërgon ato para gjykatave apo administratës publike. Përfaqësimi i palëve në këto raste bëhet nga avokatët apo juristët e Qendrës për Raste Gjyqësore Strategjike, një grup i dedikuar për të mbrojtur të drejtat e personave të përfaqësuar si dhe për të bërë ndryshimin për të gjithë ata që gjenden në pozitë të njëjtë. Qendra i identifikon rastet strategjike në dy mënyra: (i) nëpërmjet hulumtimeve të bëra në Qendër, dhe (ii) nëpërmjet pranimit të aplikacioneve nga personat e interesuar të sjellin rastin e tyre në Qendër. Qendra është e hapur për publikun dhe të gjithë mund të aplikojnë në të. Për më shumë informata se si të aplikoni dhe se si është procesi i vlerësimit kliko: Apliko…
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) është një organizatë e pavarur, jopartiake dhe jo-fitimprurëse e politikave, me qendër në Prishtinë, Kosovë. Misioni i GLPS është që të zhvillojë hulumtime të besueshme në fushën e politikës, ligjit dhe ekonomisë dhe të shtyejë përpara zgjidhjet e politikave që adresojnë dështimet dhe/ose trajtojnë problemet në fushat e lartpërmendura. GLPS ka krijuar Qendrën për Raste Gjyqësore Strategjike në kuadër të projektit “Human Rightivism” të mbështetur nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA) dhe implementuar nga Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF). Për më shumë informata për GLPS
Gjithashtu, brenda 3 ditëve nga dërgimi i emailit, ju duhet të dërgoni formën fizike të Aplikacionit në një zarf të mbyllur nëpërmjet postës së regjistruar në adresën: Rruga Rexhep Luci Nr. 16/1, 10000 Prishtinë, Kosovë.
Nëse besoni se të drejtat tuaja janë shkelur nga institucionet publike në Kosovë, qoftë nëpërmejt veprimit apo mosveprimit, ju mund të aplikoni që ta sillni rastin tuaj në Qendër. Qendra synon të mbështesë ata të cilët janë dëmtuar nga veprimet apo mosveprimet e administratës publike dhe gjykatave.
RASTET TONA
Platforma jonë
Qendra jonë është një platformë që synon të forcojë sundimin e ligjit në Kosovë …
Misioni Ynë
Misioni i Qendrës është që të vihen në pah dhe të rregullohen problemet ekzistuese …
Fusha e Shërbimit Tonë
Fusha e Shërbimit Tonë përfshin vetëm rastet ku institucionet publike në Kosovë …
Vlerat Themelore
Vlerat Tona të punës së Qendrës përfshijnë vlerat si mbizotërimi i drejtësisë …
Rastet Strategjike
Rastet Strategjike identifikohen në dy mënyra: (i) nëpërmjet hulumtimeve të bëra ...
Platforma jonë
Qendra jonë është një platformë që synon të forcojë sundimin e ligjit në Kosovë …
Misioni Ynë
Misioni i Qendrës është që të vihen në pah dhe të rregullohen problemet ekzistuese …
Fusha e Shërbimit Tonë
Fusha e Shërbimit Tonë përfshin vetëm rastet ku institucionet publike në Kosovë …
Vlerat Themelore
Vlerat Tona të punës së Qendrës përfshijnë vlerat si mbizotërimi i drejtësisë …
Rastet Strategjike
Rastet Strategjike identifikohen në dy mënyra: (i) nëpërmjet hulumtimeve të bëra ...
VIDEO
Video animacion ku përshkruhet veprimtaria e Qendrës tonë.