RAPORTO ONLINE
Nëse besoni se të drejtat tuaja janë shkelur nga një institucion publik në Kosovë, qoftë nëpërmejt veprimit apo mosveprimit, ju mund të aplikoni që ta sillni rastin tuaj në Qendër. Për të aplikuar ju duhet plotësoni këtë formë sipas udhëzimeve të vendosura aty apo të na dërgoni atë nëpërmjet emailit në [email protected]. Gjithashtu, brenda 3 ditëve nga dërgimi i emailit, ju duhet të dërgoni formën fizike të Aplikacionit në një zarf të mbyllur nëpërmjet postës së regjistruar në adresën: Rruga Rexhep Luci Nr. 16/1, 10000 Prishtinë, Kosovë.
Raportimi juaj do të vlerësohet nga Komisioni i Vlerësimit të Rasteve. Komisioni vlerëson të gjitha aplikacionet me kujdes dhe përzgjedh vetëm rastet të cilat konsiderohen si strategjike. Pasi të përfundon procesi i vlerësimit, ju do të njoftoheni nëpërmjet emailit për vendimin e Komisionit dhe procedurat e mëtejshme, të cilat mund të përfshijnë takime me avokatët e Qendrës, paraqitje të provave dhe nënshkrim të dokumenteve të nevojshme. Komisioni zakonisht i vlerëson aplikacionet brenda 1 muaji pas pranimit të tyre, por varësisht nga numri i aplikacioneve të pranuara, kjo mund të marrë më shumë kohë.
Ju lutemi keni parasysh se edhe pse ju mund të dërgoni aplikacionin tuaj në Qendër nuk do të thotë domosdoshmërisht që rasti juaj do të pranohet nga Qendra. Gjatë kohës kur aplikacioni juaj është në proces të vlerësimit, afatet ligjore të rastit tuaj mund të skadojnë. Prandaj, ju duhet të kuptoni se derisa të merrni një vendim përfundimtar të nënshkruar nga Komisioni, ku thuhet se rasti juaj është pranuar nga Qendra si rast strategjik, rasti juaj është përgjegjësi vetëm e juaja, dhe se duhet të konsideroni kërkimin e ndihmës juridike për të.
Informatat personale të raportuesit: