Prishtina Insight: Supreme Court Upholds Suspension of ‘Adventure Park’ Project

Acting on NGOs’ requests, the Supreme Court on May 4 enforced the Court of Appeal’s suspension of the ‘Adventure Park’ project in the protected area of Gërmia Park.

The Group for Legal and Political Studies, GLPS, and Active Citizens NGOs have welcomed the decision of the Supreme Court to reject the appeal of the Municipality of Prishtina to the Court of Appeal for an extraordinary review of the suspension of the Adventure Park project in Prishtina.

The ruling leaves the earlier decision of the Court of Appeal in force.

The non-governmental organizations had opposed the Municipality of Prishtina’s issue of a permit to construct a park in an area home to some of the oldest trees in Kosovo.

The organizations said the municipality had wrongly issued the permit for construction in a protected area, voicing suspicions that legal procedures had been breached.

“The Supreme Court rejected the request of the Municipality of Prishtina for an extraordinary review of the court decision, leaving in force the Decision of the Court of Appeal, which also rejected as unfounded the appeal of the Municipality of Prishtina against the Decision of the Basic Court, by which the execution of the Decision of the Municipality of Prishtina, specifically the municipal environmental permit, was postponed,” the GLPS notification said.

According to the notification, the Supreme Court found that the courts of lower instances acted correctly when deciding to approve their request and that of Active Citizens, to delay execution of the project until a final decision is made in the case.

Flutra Zymi, from Active Citizens, and Valbona Mustafa, an environmental activist, hailed the ruling as a victory for all citizens. According to them,  this means that the project will not be able to be developed and Germia Park will not be endangered until a final decision is made by the court.

At the end of 2020, the Municipality of Prishtina signed a contract with the Swiss Development Agency for the “Adventure Park” project, which was expected to include about 70 acres with some improvisations and a hiking trail.

The project was to extend from the village of Butovc towards Gërmia Park.

Representatives from the Swiss Development Agency in 2021 stated

that installations on the trees would be done according to European standards, without drilling into them.

It also declared that no vegetation or the biodiversity of the park would be violated or destroyed.

In March 2021, the Basic Court in Prishtina approved the request of GLPS and Active Citizens to postpone the execution of the “Adventure Park” project within the area of protected landscape.

SOURCE: https://prishtinainsight.com/supreme-court-upholds-suspension-of-adventure-park-project/

CSL: Gjykata Supreme konfirmon pezullimin e “Parkut të Aventurave” në Gërmi

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL), platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ju njofton se: Gjykata Supreme ka konfirmuar pezullimin e “Parkut të Aventurave” në Gërmi!

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur përfundimisht që të mbetet në fuqi pezullimi i projektit “Parku i Aventurave” në Gërmi deri në vendosjen përfundimtare të rastit sipas padisë.

Gjykata Supreme ka refuzuar kërkesën e të paditurës Komuna e Prishtinës për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor, duke lënë në fuqi Aktvendimin e Gjykatës së Apelit, me të cilin gjithashtu ishte refuzuar si e pabazuar ankesa e Komunës së Prishtinës kundër Aktvendimit të Gjykatës Themelore me të cilin ishte shtyrë ekzekutimi i Vendimit të Komunës së Prishtinës, konkretisht lejes mjedisore komunale.Gjykata Supreme ka konstatuar se gjykatat instancave më të ulëta kanë vepruar drejtë kur kanë vendosur që të aprovojnë kërkesën tonë dhe të Qytetarëve Aktivë për shtyrje të ekzekutimit të vendimit të organit administrativ deri në vendosjen përfundimtare të rastit. Gjykata e shkallës më të lartë konfirmoi se, vendimet e gjykatave kanë dalë nga provat që vërtetojnë se ekzekutimi i vendimit të kontestuar paraqet rrezik për shkaktim të dëmit paditësve, i cili vështirë do të riparohej, duke marrë parasysh dëmin që mund t’i shkaktohet një parku të mbrojtur mjedisor dhe degradimit të natyrës. Po ashtu, është vërtetuar se kompanisë nuk do t’i shkaktohej ndonjë humbje e madhe, gjë që do të thotë se janë plotësuar kushtet ligjore për aprovimin e kërkesës për shtyrje të ekzekutimit të vendimit.

Flutra Zymi nga OJQ ‘Qytetarët Aktivë’ dhe dhe Valbonë Mustafa eksperte mjedisore, e konsideruan këtë vendim një fitore shumë e madhe për të gjithë qytetarët! Sepse do të thotë që projekti nuk do të mund të zhvillohet dhe se Parku i Gërmisë nuk do të rrezikohet deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga ana e gjykatës. Ato bënë thirrje që ambienti të mbrohet dhe që aktivizmi qytetar të mos ndalet kur shkelje të tilla janë evidente.

Gjykata Themelore përsëri vendos në favor të Mjedisit dhe Qytetarëve në rastin e “Parkut të Aventurave” në Gërmi 

Vendi ku planifikohej të ndërtohej “Parku i Aventurave” është zona më e pasur dhe më e rëndësishme e biodiversitetit në peisazhin e mbrojtur Gërmia, një zonë ku gjenden edhe pyjet e ahut më të vjetra dhe më të ruajtura në rajon. Me lëshimin e lejes mjedisore, Komuna e Prishtinës kishte shmangur kërkesat ligjore dhe përfshirjen e publikut në vendimmarrje për një projekt kaq të rëndësishëm për qytetarët dhe natyrën.

GLPS dhe Qytetarët Aktivë kishin dërguar padi kundër lejes komunale për Parkun e Aventurave dhe kishin kërkuar që të shtyhej ekzekutimi i kësaj leje deri sa gjykata të vendoste meritorisht për rastin.

Gjykata Themelore kishte aprovuar këtë kërkesë si të bazuar, por Gjykata e Apelit e kishte kthyer në rivendosje. Edhe pas vendimit të Gjykatës së Apelit, Gjykata Themelore përsëri ka aprovuar si të bazuar kërkesën e GLPS dhe Qytetarë Aktivë për shtyrjen e ekzekutimit të lejes për Parkun e Aventurave, duke konstatuar se paditëset kanë ofruar prova të besueshme të cilat vërtetojnë faktin se ekzekutimi i vendimit do të sillte dëm vështirë të riparueshëm dhe se shtyrja nuk është në kundërshtim me interesin publik.

Padi me kërkesë për shtyrje të ekzekutimit të vendimit për projektin “Parku i Aventurave” në Gërmi

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike ka paraqitur padinë me kërkesë për shtyrje të ekzekutimit të vendimit kundër Vendimit për Leje Mjedisore Komunale 04 Nr. 352/10-151458/20, me të cilin Komuna e Prishtinës ka lejuar realizimin e projektit “Parku i Aventurave” në Gërmi.

Komuna e Prishtinës ka lëshuar Leje Mjedisore Komunale për ndërtimin dhe realizimin e projektit “Parku i Aventurave” në kuadër të “Peisazhit të Mbrojtur Gërmia.” Sipas Institutit për Mbrojtjen e Natyrës ky lokacion është zona më e pasur dhe më e rëndësishme e biodiversitetit në Peisazhin e Mbrojtur të Gërmisë.

Po ashtu, në këtë zonë gjenden pyjet e ahut më të vjetra dhe më të ruajtura në Kosovë. GLPS dhe Qytetarë Aktivë konsiderojnë që ky vendim është në kundërshtim me ligjet në fuqi. Në këtë rast, Komuna ka vepruar jashtë autorizimeve që i jep Udhëzimi Administrativ për dhënien e Lejes Mjedisore Komunale, si dhe ka vepruar në kundërshtim me procedurat e parapara për këtë kategori të projekteve në Ligjin për Ndikim në Mjedis. Në anën tjetër, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, poashtu, nuk ka vlerësuar drejtë kërkesën e Komunës dhe sipas kërkesave/procedurave ligjore, siç janë të përcaktuara me Ligjin për Ndikim në Mjedis. Kështu, Komuna e Prishtinës dhe Ministria e e Ekonomisë dhe Ambientit kanë shmangur kërkesat ligjore dhe përfshirjen e publikut në vendimmarrje për një projekt të rëndësishëm për qytetarët dhe natyrën. Në padi, GLPS dhe Qytetarë Aktivë kërkojnë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative të shtyjë ekzekutimin e vendimit të Komunës së Prishtinës deri në vendosjen meritore të rastit dhe në fund të anuloj vendimin e Komunës së Prishtinës.