Skip to content

Padia për Mosimplementim të Ligjit për Kontrollin e Duhanit dhe Shkeljes së të Drejtave të Njeriut

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL) , ka dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë Padinë për Mosimplementim të Ligjit për Kontrollin e Duhanit dhe Shkeljes së të Drejtave të Njeriut kundër Ministrisë së Shëndetësisë dhe Zyrës së Kryeministrit të Kosovës.

Ky është rasti i dytë strategjik i dërguar nga Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike i cili ka të bëjë me shkeljen e të drejtës themelore të qytetarëve në jetë dhe shëndet nga institucionet publike në Kosovë.

Ligji për Kontrollin e Duhanit përcakton se pirja e duhanit është e ndaluar në vende publike të mbyllura siç janë lokalet shërbyese, të cilat kanë kulm të lëvizshëm apo jo, dhe të cilat janë të rrethuara me dy apo më shumë anë, pa marrë parasysh materialin e përdorur dhe se a është struktura e përhershme apo e përkohshme.

Prandaj, dështimi i institucioneve publike në Kosovë për të implementuar Ligjin për Duhanin paraqet shkelje të të drejtave themelore të qytetarëve në jetë dhe shëndet.

Me kete rast u mbajt edhe nje prononcim per media nga Qendra per Raste Gjyqesore Strategjike (CSL)